Digjet banesa, vdes 69 vjeçarja në Tiranë

Tirana

Digjet banesa, vdes 69 vjeçarja në Tiranë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 22:43
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit që ka kapluar një banesë ka humbur jetën një 69 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori” në Astir.

Siç raporton Abcnews.al se në banesën e Lumturi Zaimi, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Ndërkohë mësohet se trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat