Çka ndodhur në Tiranë? Arrestohen 6 persona, njëri ka goditur punonjësit e policisë

Tirana

Çka ndodhur në Tiranë? Arrestohen 6 persona, njëri ka goditur punonjësit e policisë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Një prej të arrestuarve është një 25-vjeçar dhe i proceduari një 30-vjeçar. Të dy këta persona duke qarkulluar me makinë nuk i janë bindur punonjësit të Policisë dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit B. L., 25 vjeç dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 30 vjeç pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz”nuk i janë bindur punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë”, njofton policia.

Dy prej të arrestuarve të tjerë janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. R., 25 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe  pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasi R. R., 30 vjeç, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij”, bën me dije policia.

Po ashtu specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë arrestimin e shtetasit A. D., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi  lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit A.P., 27 vjeç, pasi  duke thyer masën ë sigurisë “Arrest në shtëpi” u kap jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin e shtetasit S. V., 20 vjeç pasi nga kontrolli fizik i ushtruar  iu gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat