Veliaj tregon në Parlament: I kërkuam qeverisë një subvencion

Tirana

Veliaj tregon në Parlament: I kërkuam qeverisë një subvencion

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:48
Erion Veliaj

Transporti publik në kryeqytet dhe mënyrat si mund të përmirësohet shërbimi ishte ndër çështjet e ditës të Komisionit Ekonomik.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia do të japë një subvencion prej 1 milion eurosh për rimëkëmbjen e sektorit të transportit publik, por kërkoi që e njëjta gjë të bëhet edhe për subvencionimin e kategorive të veçanta, siç janë studentët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit e qeverisë, pasi siç thotë ai, në urbane udhëtojnë një pjesë e madhe e qytetarëve që nuk janë rezident nw Tiranw dhe nuk mund tw mbulohen vetwm me buxhetin e bashkisw.

 “Kemi kërkuar që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, afatgjatë për transportin publik.

I kemi kërkuar qeverisë që, ose në Akt Normativ, ose në buxhet, të vendoset një subvencion për transportin publik, sidomos për qytetin e Tiranës, që transporton një pjesë të madhe të komuniteteve, që s’janë as rezidentë. Edhe Ministria e Arsimit duhet të japë subvencionin e vet për studentët, është pjesë e Paktit për Universitetit. E njëjta gjë vlen edhe për Personat me Aftësi të Kufizuara,” u shpreh Veliaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat