Trafiku shkakton kaos në Tiranë, reagon policia: Rrugët që duhet të shmangni

Tirana

Trafiku shkakton kaos në Tiranë, reagon policia: Rrugët që duhet të shmangni

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Shiu i rënë ditën e sotme ka bërë që të ketë vështirësi në lëvizje në të gjithë kryeqytetin. Policia Rrugore e Tiranës ka dhënë detaje për rrugët që duhet të shmangin përdoruesit e mjeteve.

Bëhet fjalë për segmentet që lidhen kryesisht me qendrën e Tiranës. Sipas policisë kjo situatë është shkaktuar për shkak të aktiviteteve në sheshin “Skënderbej”, ku ka fluks të shtuar të automjeteve, por dhe të këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme.

Me qëllim  shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, konkretisht hyrjen nga:

- Rruga e Durrësit;

- Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”;

- Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;

- Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;

- Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat