Çmimet CCIT një traditë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Tirana

Çmimet CCIT një traditë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 shkurt 2023 Në ora: 17:46
Çmimet CCIT

Një mbrëmje e konceptuar si një festë e madhe për të gjithë sipërmarrësit, partnerët dhe bashkëpunëtorët e Dhomës së Tregëtisë e Indistrisë së Tiranës, nuk kanë munguar elementët e një spektakli të dedikuar, sipërmarrësve shqiptar nga Shqipëria, Kosova, trevat shqiptare dhe diasporaë.

Në një njoftim të saj në rrjetin social Fb , Tweetter dhe Istagram thuhet se si në çdo përvjetor, edhe këtë herë në 126-vjetorin e krijimit të saj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, festojë së bashku me sipërmarrësit duke shpërndarë çmime për anëtarët e saj, dhe vlerësuar ata për arritjet e biznesit për vitin e kaluar në fusha të ndryshme.

“Kjo ishte mbrëmje Gala, që mblodhi së bashku edhe biznese nga rajoni, duke ndarë atyre mirënjohje të merituar si rezultat i marrëdhënies dhe bashkëpunimit me Odat homologe të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Kosovës.”

Me pjesëmarrjen e tyre këtë mbrëmje simbas shtypit nga kryeqyteti shqiptar, u nderuan personalitete të njohura të politikës, diplomacisë, universiteteve, mediave, biznesit dhe kryetarë të odave ekonomike nga Shqipëria dhe rajoni, nga Kosova dhe Maqedonia.

Gjatë mbrëmjes simbas tyre u vlerësuan 26 ndërmarrje nga sektorë të ndryshëm nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Për investimet e shqiptarve të Amerikës, në ndarjen e çmimeve CCIT bie në sy fakti se vera e kompanisë Stone Castle nga Kosova, e cila është me pronar një shqiptaro amerikan zotin Rrustem Geci – një nga investitorët e parë dhe të fuqishëm në Kosovë, verë kjo e cila deri tani jo pak her arriti të prezantojë produktet e saj në Europë, SHBA, edhe në Azi(Japoni), u vlerësua në mesin e prodhuesve të verërave nga më të njohurat në Kosovë e Shqipëri.

Dhe, ky çmim si shkruan në faqen e saj të internetit kompania Stone Castel u bë në mbrëmjen gala të organizuar javën e kaluar (datë: 25.01.2023) nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ku pjesëmarrës ishin personalitete të njohura të politikës, universiteteve, medias, biznesit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe, “Stone Castle” shpërblehet çmimin “CCIT Awards 2023” çmimin “Shija Autentike në tryezat Shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat