Në kërkim nga Britania si pjesë e një rrjeti droge, 49-vjeçari arrestohet në Tiranë

Tirana

Në kërkim nga Britania si pjesë e një rrjeti droge, 49-vjeçari arrestohet në Tiranë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:50
I arrestuari

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës ka përfunduar në prangat e policisë.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit:

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat