Tronditen banorët në Tiranë, makina e parkuar hidhet në erë

Tirana

Tronditen banorët në Tiranë, makina e parkuar hidhet në erë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetarët në orët e para të mëngjesit në zonën e Alliasit, në kryeqytet.

Janë dëgjuar dy shpërthime pranë mjetit i cili ishte i parkuar. Banorët janë zgjuar të trembur pas zhurmave të fuqishme.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, mjeti është ende duke u djegur. Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.

Pritet që të orët në vijim, Policia të dalë me një njoftim zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat