“Ja kush janë Lolita dhe JOQ”, Erion Veliaj zbulon emrat: Mos paguani gjobat e tyre

Tirana

“Ja kush janë Lolita dhe JOQ”, Erion Veliaj zbulon emrat: Mos paguani gjobat e tyre

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:49
Erion Veliaj

 Për herë të parë bëhen publike emrat dhe fytyrat e dy prej portaleve online që jo rrallë shquhen që godasin, politikanë, ministra dhe biznese. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka publikuar emrat e atyre që fshihen pas “Jeta Osh Qef” dhe Lolita, ndërsa i bën thirrje bizneseve të mos paguajnë gjobat që këto portale vendosin.

“Ishte autobusi jashtë linjës, s’po transportonte ishte shoferi me fatorinon me shokët e vet. As kishte pirë, as po ecte shpejt në një moment humbet qarkullimin.

Është njerëzore, të ngrejë dorën kush nuk ka bërë asnjë gabim në jetën e vet, dhe thotë ‘ore isha agjerueshëm’ dhe provohet se nuk kishte pirë alkool, nuk ishte me shpejtësi, por këtu të ekzekuton Lolita me “Jeta osh qef” dhe ju që jeni drejtues të kompani e dini se keni ardh te unë. ‘A ta paguj atë Erand Dalliun e jeta osh qef, ia vlen ta paguaj atë, vetëm të më lej rehat?”

Dhe përgjigjja nga unë është jo, për sa kohë unë nuk paguaj gjoba, s’mund të paguani as ju. Erland Dalliu është nipi i Ibrahim Dalliut, ta di gjyshi i vet që muajin e Ramazanit bëhet një harram i tillë dhe nipi i vet gjobit gjithë autobusët. Ju kam thënë nuk keni për të paguar. Të jesh nipi i një haxhiu të nderuar e të vesh gjoba, kjo nuk pranohet. Do ta fitojmë këtë betejë pa paguar asnjë gjobë.”, u shpreh Veliaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat