Dy persona të plagosur në Tiranë

Tirana

Dy persona të plagosur në Tiranë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Dy persona mbetën të plagosur në një lokal në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dy të plagosurit ndodhen në spital, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.

Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat