Sherr në Tiranë! Dhunoi me grushte një person, procedohet penalisht 36-vjeçari në Kashar

Tirana

Sherr në Tiranë! Dhunoi me grushte një person, procedohet penalisht 36-vjeçari në Kashar

Më: 23 prill 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar, banues në Kashar, është proceduar penalisht mbrëmjen e djeshme pasi dhunoi fizikisht një 34-vjeçar për shkak të një sherri për motive të dobëta.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, shtetasi me iniciale A.H. është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori.

Atje ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H.., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat