Fushata e PS në Rrogozhinë/ Veliaj: Kandidati i Saliut vjen për ekskursion, kthehet në Tiranë në darkë

Tirana

Fushata e PS në Rrogozhinë/ Veliaj: Kandidati i Saliut vjen për ekskursion, kthehet në Tiranë në darkë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 19:46
Erion Veliaj

Nga Rrogozhina ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, Erion Veliaj i cili drejton Partinë Socialiste të Qarkut të Tiranës kërkoi votën për Edison Memollën duke treguar dhe ndryshimin që sipas tij ka mes Memollës dhe rivalëve në garën e 14 majit.

“Nga vijnë këta kandidatët e tjerë?! Nisen në mëngjes nga Tirana, bëjnë ekskursion këtu dhe kthehen prapë në Tiranë. Kanë drejtuar lojërat e fatit dhe mendojnë se Rrogozhina është një ruletë. Ne sot duhet t’ju japim një mesazh. Kjo nuk është tavlla jote, kjo nuk është ruleta e Saliut, kjo është Rrogozhina e Partisë Socialiste, e njerëzve të ndershëm, e njerëzve të drejtë, e atyre që duan punën e ta çojnë përpara. Këta që vijnë për ekskursion, 4 vjet zhduken. Ndërkohë ne e kemi ‘shalqi me provë’ Edisionin, jo vetëm që nuk zhduket, por ka qenë këtu përditë e përnatë, ka qenë këtu për çdo siklet e çdo hall, në ditët tona më të vështira ndaj dhe sot që po shndrit ky diell dhe ditët më të mira i kemi përpara, ne do të vazhdojmë të ecim përpara me Edisionin dhe me Partinë Socialiste.”

Memolla që garon për një tjetër mandate renditi disa nga investimet e kryera gjatë viteve që ka drejtuar këtë bashki.

“Kemi bërë projekte të rëndësishme në Bashkinë tonë siç janë 8 shkolla, rrugë, 4 ujësjellës që janë në vazhdim. Kemi një nga super projektet që po vazhdon dhe shumë shpejt nis puna rruga që lidh Spillenë bashkë me Vilë Bashtovën që është një super projekt që do i hapë rrugën një turizmi elitar në zonën tonë, do i hapë rrugën bujqësinë që të sheh produktet, do i hapë rrugën blegtorisë.”

Pasi mori pjesë në aksionin e mbjelljes së pemëve në Rrogozhinë Veliaj tha se kjo fushatë do të mbahet mend për kontributin ndaj mjedisit në çdo takim të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat