“Do të jem kryetar i të gjithëve”, Veliaj flet pas fitores: Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura

Tirana

“Do të jem kryetar i të gjithëve”, Veliaj flet pas fitores: Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:47
Erion Veliaj

Erion Veliaj, të cilit qytetarët i besuan mandatin e radhës në krye të bashkisë së Tiranës, ka përcjellë edhe mesazhin e parë pas fitores.

“Falenderoj 300 mijë votues të Tiranës, pavarësisht se ishte shi dhe kishte problematika në disa qendra votimi, ju falenderoj me zemër. E konsideruam votën e shenjtë dhe e shfrytëzuam si një mundësi për të folur fort dhe qartë. Na dhanë një mesazh të pastër dhe vendimmarrje për një Tiranë që për shumicën dërrmuese do të ecë vetëm përpara dhe do që Tirana të bëhet gjithmonë e më shumë evropiane. Kjo fitore nuk më ngjiti në qiell por më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër.

Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për të ecur përpara.

Tirana na tregoi shumë qartë se më shumë sesa gishtin kërkon një dorë të shtrirë dhe të shtrënguar. Tirana tregoi se më shumë sesa ata që përcajnë preferoi ata që i bashkojën njerëzit me dashuri dhe punë. Sot dua të falëenderoj edhe ata që mendojnë ndryshe dhe tju them se vota juaj nuk është e kotë. Kam takuar shumë demokratë të mërzituar që nuk fituan dot. Iu them të gjithë demokratëve se do të jem kryetar juaj, do t’ju shërbej edhe juve sic administrata iu ka shërbyer gjithë këto vite pa i ndarë njëerëzit në të majtë dhe të djathtë.”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat