Sot mbahet gara ndërkombëtare “Tiranathlon”

Tirana

Sot mbahet gara ndërkombëtare “Tiranathlon”

Më: 28 maj 2023 Në ora: 09:15
“Tiranatlon”

Gara ndërkombëtare “Tiranatlon” do të zhvillohet sot (28 maj) në Tiranë.

Ky është eventi i treti i këtij lloji që do të zhvillohet në Tiranë si pjesë e Tirana Qyteti Europian i Sportit, duke bërë bashkë tri disiplinat në një garë të vetme siç janë noti, çiklizmi dhe vrapi.

Për mbarëvajtjen e mirë të aktivitetit sportiv "Tiranathlon" në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Bashkia e Tiranës ka informuar qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat