Arrestohen dy persona në Tiranë, policia jep detajet

Tirana

Arrestohen dy persona në Tiranë, policia jep detajet

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

2 persona janë arrestuar pasi vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re, në rrugën “Teodor Keko”.

Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë ranë në prangat e policisë, ndërsa gjatë kontrollit në celularin e këtij të fundit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat