Nis seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Vendimi pritej të merrej ditën e djeshme, por pas një seance që zgjati rreth 7 orë, u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK.
Avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.