Tiranë, 5 vajza nën hetim pasi rrahën të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet

Tirana

Tiranë, 5 vajza nën hetim pasi rrahën të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 09:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 vajza të mitura pasi akuzohen se kanë dhunuan një vajzë tjetër të mitur.

Teksa e kanë filmuar dhe më pas pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale për ta denigruar.

Tashmë specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik kanë referuar materialet në Prokurori.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetase të mitura pasi dyshohet se kanë publikuar në rrjete sociale një konflikt të ndodhur midis tyre me një tjetër shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat