Arrestohen për vepra të ndryshme penale dy shtetas në Tiranë

Tirana

Arrestohen për vepra të ndryshme penale dy shtetas në Tiranë

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë një 45-vjeçar të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 59-vjeçar 59 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat