Një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës në Kamëz.
Ai është paraqitur vetë në ambientet e spitalit privat Hygeia.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ai ka çarje në dorë dhe është jashtë rrezikut. Sipas asaj që ka deklaruar personi është dëmtuar te kangjellat.
Pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe nëse personi po gënjen.