Ditë zie në Zvicër në kujtim të viktimave të zjarrit në Crans-Montana

Ditë zie në Zvicër në kujtim të viktimave të zjarrit në Crans-Montana

Më: 9 janar 2026 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Sot, Zvicra shënon ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi më 1 janar në Crans-Montana.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që ndikohen, në Zvicër dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Zjarri i tmerrshëm i natës së Vitit të Ri në një bar në resortin alpin zviceran të Crans-Montanës vrau të paktën 40 persona dhe plagosi rëndë shumë të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat