Një burrë është arrestuar pasi një zjarr i madh dëmtoi rëndë dhomat e Parlamentit në qytetin Cape Town të Afrikës së Jugut. raporton BBC.
Një zëdhënës i policisë tha se burri përballej me akuzat për zjarrvënie, thyerje shtëpie dhe vjedhje dhe do të paraqitej në gjykatë të martën.
Zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra për shuarjen e flakëve.
Presidenti Cyril Ramaphosa e quajti atë një "ngjarje të tmerrshme dhe shkatërruese", pasi ai u zotua se puna e parlamentit do të vazhdojë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes të dielën treguan një shtëllungë tymi të zi që mbushte qiellin, me flakë të mëdha që dilnin nga çatia e ndërtesës.
Zyrtarët thanë se zjarri filloi në zyrat e katit të tretë dhe u përhap shpejt në dhomën e Asamblesë Kombëtare (dhoma e ulët e parlamentit), raporton Nomsa Maseko e BBC në Cape Town.