Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok ka dhënë dorëheqjen pasi protestave masive në kryeqytetin Khartoum.
Mijëra qytetarë marshuan kundër një marrëveshjeje të fundit që ai kishte bërë për të ndarë pushtetin me ushtrinë, e cila organizoi një grusht shteti në tetor, raporton BBC.
Duke brohoritur “pushtet për popullin”, protestuesit kërkuan një kthim në sundimin e plotë civil. Por forcat ushtarake organizuan një tjetër goditje të dhunshme, duke lënë të vdekur dy persona.
Vendimi i Hamdok për t’u dorëzuar e lë ushtrinë nën kontroll të plotë.
Është një goditje tjetër ndaj përpjekjeve të brishta të Sudanit për një tranzicion drejt sundimit demokratik pas një kryengritjeje popullore që çoi në përmbysjen e presidentit autoritar afatgjatë të Sudanit Omar al-Bashir në 2019.
Në një fjalim televiziv, Hamdok tha se vendi ishte në një “pikë kthese të rrezikshme që kërcënon të gjithë mbijetesën e tij”.