​6 të vrarë në një sulm ndaj një autokolone në Burkina Faso

Afrika

​6 të vrarë në një sulm ndaj një autokolone në Burkina Faso

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 00:03
Burkina Faso

Persona të armatosur të paidentifikuar vranë gjashtë persona dhe plagosën dy në një sulm ndaj një autokolone nga miniera e arit Bongu në Burkina Fason lindore, njoftoi sot ushtria e vendit.

Javën e kaluar, pesë automjete u dërguan nga një minierë në pronësi të Endeavour Mining me bazë në Toronto për të ndihmuar një kolonë aty pranë që kishte ngecur në baltë për ditë të tëra.

Endeavour, kompania më e madhe e minierave të arit në vendin e Afrikës Perëndimore, nuk pranoi të komentojë.

Dy burime nga sektori i minierave të Burkina Fasos thanë se të vrarët nuk ishin punonjës të Endeavour, por ishin vendas që sillnin mallra të ndryshme në minierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat