U bllokuan në një minierë ari, momenti kur minatorët shpëtohen duke gërmuar dheun me duar

Afrika

U bllokuan në një minierë ari, momenti kur minatorët shpëtohen duke gërmuar dheun me duar

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:03
Kongo

Minatorët që u bllokuan brenda një miniere ari në Republikën Demokratike të Kongos, gjatë shembjes nga shirat e dendur janë shpëtuar, pasi një tjetër minator gërmoi tokën me duar.

Pamjet që kanë bërë xhiron e botës tregojnë sesi 9 minatorë që ndodheshin nën shembje u shpëtuan nga një tjetër minator duke gërmuar tokën fillimisht me lopatë dhe më pas me duar.

Në video shihen edhe rrëshqitje të tjera të dherave gjatë kohës që ata po shpëtohen.

Aksidentet e minierave janë të shumta në vendin e Afrikës Qendrore, veçanërisht në zona të vogla si në provincën e Kivu-së Jugore që u shemb të shtunën pas shiut të dendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat