Qindra kafka kafshësh nga Afrika u kapën në aeroportin e Parisit – vlerësohet se pas drogës dhe armëve, është njëri nga bizneset më fitimprurëse në botë

Afrika

Qindra kafka kafshësh nga Afrika u kapën në aeroportin e Parisit – vlerësohet se pas drogës dhe armëve, është njëri nga bizneset më fitimprurëse në botë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 15:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Tregtia e kafkave të kafshëve “të rrezikuara në mënyrë kritike” po shkakton shqetësime të theksuara dhe doganat në Roissy Charles-de-Gaulle të Parisit mund të hapin vërtet një muze.

Kjo pasi që, në shtatë muaj, 718 kafka kafshësh – përfshirë 392 nga primatët e mbrojtur – janë kapur në aeroportin më të madh të Francës në pako, shkruajnë mediat e huaja.

Kafkat sekuestrohen pothuajse çdo ditë, pasi zyrtarët denoncojnë një tregti sa fitimprurëse aq edhe morbide dhe shqetësuese.

Këto kocka, të dërguara kryesisht nga Kameruni, u drejtuan në Shtetet e Bashkuara për koleksionistët që dëshironin të ndërtonin “kabinete kuriozitetesh” ose si çmime dhe dhurata për shoqatat e gjuetisë.

Siç bëhet e ditur, blerja dhe shitja e kafkave të kafshëve është shpesh e paligjshme si një formë trafikimi, megjithëse shumë varet nëse është një specie e mbrojtur apo e mbuluar nga traktate dhe rregullore.

Megjithatë, “trafikimi i specieve të mbrojtura është një nga bizneset më fitimprurëse, pas drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, me fitime që variojnë nga 8 deri në 20 miliardë euro çdo vit”, ka thënë në një ceremoni zyrtare Gilbert Beltran, drejtor ndër-rajonal i doganave Roissy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat