OBSH konfirmon vdekjen e mbi 4,000 personave si pasojë e përmbytjeve në Libi

Afrika

OBSH konfirmon vdekjen e mbi 4,000 personave si pasojë e përmbytjeve në Libi

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 06:05
Libi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar vdekjen e 4255 personave si pasojë e përmbytjeve në verilindje të Libisë, sipas kanalit televiziv Libia Al Ahrar.

Më parë këtë javë, Ministria e Shëndetësisë e vendit raportoi më shumë se 3,800 të vrarë në katastrofë dhe OKB-ja citoi të dhëna për më shumë se 11,000 viktima. Sipas të dhënave të OBSH-së të cituara nga Libya al-Ahrar, 8,540 persona janë ende të zhdukur.

Kanali televiziv raportoi gjithashtu se nga mostrat e ujit nëntokësor në Derna, qyteti më i prekur nga përmbytjet, treguan praninë e ndotjes bakteriale dhe kimike.

Autoritetet sanitare të rajonit po shpërndajnë tableta klori për banorët vendas për të dezinfektuar ujin dhe po japin gjithashtu udhëzime se si ta përdorin atë në mënyrë korrekte për të shmangur rreziqet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat