Shkon në 128 numri i të vdekurve në Nepal nga tërmeti

Afrika

Shkon në 128 numri i të vdekurve në Nepal nga tërmeti

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 10:33
Nepal

128 persona kanë mbetur të vdekur në Nepal, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

Tërmeti goditi perëndimin e vendit pasi shumë njerëz ishin në gjumë në mbrëmjen e së premtes, shkruan Skynews.

Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se magnituda ishte 6.4, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) e vlerësoi atë në 5.6.

“Shtëpitë janë shembur. Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” tha një zyrtar i policisë.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat. Megjithatë, rrëshqitjet e dheut në disa zona bllokuan rrugët.

Personeli mjekësor dhe furnizimet po transportoheshin me helikopter.

Dëshmitarët thanë se lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu dhe Nju Delhi në Indi.

Tërmetet janë të zakonshme në Nepal – një tërmet me magnitudë 7.8 në vitin 2015 vrau rreth 9000 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat