Autobusi përplaset me pemën, 14 të vdekur dhe 32 të plagosur në Tajlandë

Afrika

Autobusi përplaset me pemën, 14 të vdekur dhe 32 të plagosur në Tajlandë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 09:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një autobus dykatësh është përplasur me një pemë, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave. Ndërsa 32 persona kanë mbetur të plagosur.

Autobusi po udhëtonte nga Bangkok kur u përplas me pemën në provincën bregdetare të Prachuap Khiri Khan të hënën mbrëma. Fotot e publikuara në shtyp tregojnë se mjeti është ndarë në dysh për shkak të përplasjes së fortë.

Nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit fatal, por policia dyshon se shoferin e autobusit e ka zënë gjumi. Ndër të tjera, policia po përpiqet të verifikojë nëse të gjithë viktimat janë tajlandeze apo mes tyre ka edhe të huaj.

Tajlanda ka një nga normat më të larta të aksidenteve rrugore fatale në botë. Rreth 20,000 vdesin çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat