Shpërthimi i terminalit kryesor të naftës, në Conakry të Guines, la dhjetëra të vdekur dhe të lënduar.
Sipas autoriteteve, ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin që çoi në shpërthimin fatal.
Së paku tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë një shpërthimi të madh zjarri në terminalin e naftës në kryeqendrën e Guinesë.
Sipas zyrtarëve shpërthimi depërtoi edhe tek shtëpitë pranë kryeqendrës Conakry kështu duke detyruar banorët të largohen nga zona.
Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në qytet dhe u kanë kërkuar punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi. Shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr, ku për të cilin është ende e paqartë se çfarë e nisi.
"Tetë trupa të djegur u sollën në morgun e spitalit Ignace Deen," tha një zyrtar i lartë në objekt për agjencinë e lajmeve AFP.
Raportet e mediave për numrin e të lënduarve variojnë nga 84 në 100.
Zëdhënësi i qeverisë, Ousmane Gaoual Diallo, tha për BBC se ende nuk është e mundur të konfirmohet numri i saktë i viktimave, ku besohet të jenë një numër më i madh.