Konflikt mes barinjve dhe fermerëve në Nigeri, 113 të vdekur

Afrika

Konflikt mes barinjve dhe fermerëve në Nigeri, 113 të vdekur

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve në sulmet e fundjavës në shtetin qendror nigerian të Plateau është rritur në 113, tha një zyrtar lokal të hënën, në një rajon ku përplasjet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme.

Është shpërthimi më i keq i dhunës në Plateau që nga maji, kur më shumë se 100 njerëz u vranë në sulmet e fermerëve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Të hënën Kassah, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Zonës së Qeverisjes Lokale Bokkos të Shtetit Plateau, tha se 113 njerëz ishin vrarë në sulmet të shtunën dhe të dielën.

“Sulmet ishin të mirë-koordinuara. Jo më pak se 20 komunitete të ndryshme u sulmuan nga banditët”, tha ai. “Ne kemi nxjerrë 113 trupa të pajetë nga ato komunitete. Kemi shëruar më shumë se 300 të plagosur.”

Kassah nuk tha se kush ishte përgjegjës për sulmet. Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar në spital.

Një zëdhënës i policisë së Plateau nuk mund të kontaktohej për koment.

Plateau është një nga disa shtete të larmishme etnike dhe fetare, të njohura si Brezi i Mesëm i Nigerisë, ku konflikti ndërkomunal ka marrë qindra jetë në vitet e fundit.

Dhuna shpesh përshkruhet si konflikt etno-fetar midis barinjve myslimanë dhe kryesisht fermerëve të krishterë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat