​Ka shkuar në 12 bilanci i viktimave nga përmbytjet në Tajlandë

Afrika

​Ka shkuar në 12 bilanci i viktimave nga përmbytjet në Tajlandë

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve në Tajlandë nga shirat e dendur dhe përmbytjet është rritur në 12 pasi 1.000 njerëz mbeten të zhvendosur në pesë provinca të prekura në jug të vendit, njoftuan mediat lokale të premten.

Përmbytjet e lumenjve janë ende në rritje, dhe në disa qytete në provincën Pattani në kufi me Malajzinë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme në shtëpi dhe tregje.

Deri më tani 12 persona kanë vdekur gjatë javës së fundit dhe një është zhdukur, ndërsa mbi 100.000 njerëz janë prekur në provincat Narathiwat, Yala dhe Pattani, sipas Thai Enquirer.

Në Malajzi, shiu i dendur dhe përmbytjet kanë zhvendosur gjithashtu mijëra njerëz në rajonin Kelantan, duke prekur mbi 22.000 njerëz, pasi shteti ka luftuar me shiun e madh që nga e premtja e kaluar.

Ketantan është goditur rëndë nga përmbytja e vazhdueshme, pasi mbi 19.000 njerëz janë ende duke u strehuar në kampe speciale. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat