Hienat sulmojnë sërish në Kenia, raportohet për një të vdekur dhe 2 të plagosur

Afrika

Hienat sulmojnë sërish në Kenia, raportohet për një të vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi nga hienat në Kenia.

Sulmi ndodhi pranë Universitetit Multimedial të Kenias në periferi të kryeqytetit, Nairobi.

Universiteti ndodhet afër kufirit perëndimor të Parkut Kombëtar të Nairobit, ku jetojnë kafshë të egra si hiena, luanë dhe cheetahs.

Sulmet e hienave janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në periferi të Nairobit dhe kjo ka nxitur studentët të protestojnë, pasi sipas tyre ka mungesë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat