Sulm në një kishë në Burkina Faso, të paktën 15 të vdekur

Afrika

Sulm në një kishë në Burkina Faso, të paktën 15 të vdekur

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Të paktën 15 persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një kishë katolike në veri-lindje të Burkina Fasos të dielën. Ngjarja ndodhi në Essakane në provincën Oudalan afër kufirit me Malin.

Një zyrtar i kishës tregoi se personat e armatosur ishin militantë të dyshuar islamikë. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet në kryeqytetin e vendit të Afrikës Perëndimore, Ouagadougou.

Në një deklaratë, kreu i dioqezës lokale, Abbot Jean-Pierre Saëadogo tha se 12 njerëz u vranë menjëherë, ndërsa tre të tjerë vdiqën në spital. “Në këtë rrethanë të dhimbshme, ju ftojmë të luteni për ata që vdiqën me besim, për shërimin e të plagosurve dhe për konsolidimin e zemrave të pikëlluara”, thuhet në deklaratë.

Kjo është ngjarja e fundit në vend që u atribuohet militantëve islamikë. Më shumë se një e treta e Burkina Fasos është aktualisht nën kontrollin e kryengritësve. Autoritetet kanë luftuar me grupet islamike të lidhura me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik, të cilët kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha toke dhe kanë zhvendosur miliona njerëz në rajonin e Sahelit.

Në tre vitet e fundit, kishat janë vënë në shënjestër dhe dhjetëra besimtarë janë vrarë. Burkina Faso, e cila drejtohet nga një diktaturë ushtarake, së fundmi u tërhoq nga blloku rajonal politik dhe ekonomik, Ecowas, së bashku me fqinjët e saj Sahel, Malin dhe Nigerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat