Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, ka paralajmëruar se qytetarët e vendit të saj, të cilët u rekrutuan në ushtrinë izraelite dhe më pas u përfshinë në luftën e Gazës, rrezikojnë të arrestohen pas kthimit në atdheun e tyre.
Media izraelite “Haaretz” raporton se ministri është shprehur: Ne jemi gati. Do t’ju arrestojmë kur të ktheheni.
Gazeta shton se Izraeli ka frikë se ushtarët e tjerë izraelitë me shtetësi të dyfishtë janë në rrezik të ngjashëm, veçanërisht me vendet që kundërshtojnë fuqishëm operacionin e zhvilluar në Gaza.