Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka thënë se “asnjë monedhë” nuk do t’u paguhet rrëmbyesve për të liruar mbi 280 nxënës të shkollës të rrëmbyer javën e kaluar.
Rrëmbyesit, të cilët kontaktuan familjet, po kërkojnë një shpërblim prej 600,000 dollarë.
Ata kanë kërcënuar se do t’i vrasin robërit nëse kërkesa nuk plotësohet.
Një shef lokal , Jibrin Gwadabe, tha se rrëmbyesit e kishin thirrur atë për të bërë kërkesën për lirimin e fëmijëve të rrëmbyer më 7 mars, duke përdorur telefonin e drejtorit të shkollës që u kap së bashku me nxënësit e tij nga qyteti i vogël Kuriga në shtetin veriperëndimor Kaduna.
Ai foli edhe me drejtorin, i cili i tha se disa nga fëmijët ishin në “gjendje kritike” dhe “as nuk mund të ngriheshin në këmbë”.
“Ata thjesht janë shtrirë. Kështu që ne nuk e dimë – ndoshta disa prej tyre kanë vdekur,” tha ai për fëmijët, të cilët tha se kishin ecur qindra kilometra deri në bazën e rrëmbyesve me shumë pak ushqim ose ujë, shkruan BBC.