​Autobusi bie në humnerë, 45 të vdekur në Afrikën Jugore

Afrika

​Autobusi bie në humnerë, 45 të vdekur në Afrikën Jugore

Më: 28 mars 2024 Në ora: 20:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

45 persona humbën jetën sot në një aksident autobusi në Afrikën Jugore, ndërsa i mbijetuari i vetëm është një fëmijë 8-vjeçar.

Në autobus ndodheshin gjithsej 46 persona, përfshirë edhe shoferin. Fëmija i lënduar tetëvjeçar po trajtohet në spital, njoftuan autoritetet.

Në një deklaratë, Ministria e Transportit tha se shoferi humbi kontrollin dhe autobusi ra në një sipërfaqe shkëmbore, rreth 50 metra nën një urë dhe mori flakë, pranë Mamatlakala në provincën verilindore Limpopo.

Autobusi po transportonte njerëz nga Botsvana, të cilët thuhet se po udhëtonin për në Moria në Limpopo për një shërbim kishtar të fundjavës së Pashkëve.

Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat