Rrëzimi i helikopterit në Kenia vret shefin e ushtrisë së vendit

Afrika

Rrëzimi i helikopterit në Kenia vret shefin e ushtrisë së vendit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:41
Presidenti Ruto shihet me shefin e Forcave të Mbrojtjes Kenia, gjeneral Francis Ogolla në këtë foto më 28 shkurt

Shefi ushtarak i Kenias, gjenerali Francis Omondi Ogolla, ka vdekur pasi helikopteri ushtarak ku ai gjendej u rrëzua, ka njoftuar presidenti.

Gjenerali Ogolla ishte në helikopter së bashku me njëmbëdhjetë ushtarakë të tjerë. Vetëm dy persona mbijetuan, raporton BBC.

Në një konferencë për shtyp, presidenti i vendit, William Ruto tha se ishte një “moment tragjik”.

Ai më herët kishte thirrur një mbledhje urgjente të këshillit të sigurimit të vendit.

Ekipet e shpëtimit dhe rikuperimit janë dërguar në vendin e rrëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat