Shefi ushtarak i Kenias, gjenerali Francis Omondi Ogolla, ka vdekur pasi helikopteri ushtarak ku ai gjendej u rrëzua, ka njoftuar presidenti.
Gjenerali Ogolla ishte në helikopter së bashku me njëmbëdhjetë ushtarakë të tjerë. Vetëm dy persona mbijetuan, raporton BBC.
Në një konferencë për shtyp, presidenti i vendit, William Ruto tha se ishte një “moment tragjik”.
Ai më herët kishte thirrur një mbledhje urgjente të këshillit të sigurimit të vendit.
Ekipet e shpëtimit dhe rikuperimit janë dërguar në vendin e rrëzimit.