Kenia, shkon në 169 numri i viktimave nga përmbytjet

Afrika

Kenia, shkon në 169 numri i viktimave nga përmbytjet

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Është rritur në 169 numri i viktimave në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut prej rreth dy javësh në Kenia.

Në një deklaratë nga Qeveria e Kenias thuhet se është rritur në 169 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 91 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura prej rreth dy javësh.

Përmbytjet kanë prekur edhe kryeqytetin Nairobi ndërsa disa rrugë janë mbyllur dhe janë përmbytur shumë zona.

Më tej thuhet se përmbytjet kanë prekur mbi 200 mijë njerëz në mbarë vendin.

Institucioni i Hekurudhave të Kenias njoftoi se në mbarë vendin janë ndërprerë udhëtimet e trenave periferik.

Presidenti i Kenias, William Ruto ka udhëzuar Shërbimin Kombëtar të Rinisë për sigurimin e hapësirës për t’u përdorur me qëllimin për kamp të përkohshëm për të prekurit nga përmbytjet.

Përveç Kenias, edhe vende të tjera të Afrikës Lindore si Tanzania, Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos janë prekur negativisht nga përmbytjet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat