Dhjetë persona kanë pësuar lëndime kur një aeroplan udhëtarësh rrëshqiti nga pista në Dakar të Senegalit, duke shkaktuar një shpërthim zjarri në njërin nga motorët.
Ministri i Transportit i Senegalit El Malik Endiaye tha se në aeroplanin Boeing 737 ndodheshin gjithsej 85 persona.
Ai tha se fluturimi i Air Senegal ishte nisur për në Bamako, në Malin fqinj, me 79 pasagjerë, dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit të kabinës.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët janë vendosur në një hotel.
Në videot që pasagjerët kanë publikuar në rrjetet sociale, shihet se avioni ka marrë flakë.
Autoritetet po tentojnë të përcaktojnë shkakun e incidentit, vetëm një ditë pas një Boeing tjetër u përplas në pistën e një aeroporti në Turqi, pasi rrotat e përparme nuk i ishin hapur gjatë aterrimit.