Një bandë e armatosur ka rrëmbyer më shumë se 100 persona në Nigeri

Afrika

Një bandë e armatosur ka rrëmbyer më shumë se 100 persona në Nigeri

Më: 12 maj 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Burra të armatosur rrëmbyen më shumë se njëqind njerëz gjatë një bastisjeje në tre fshatra në veriperëndim të Nigerisë të premten në mbrëmje, tha sot kreu i distriktit Zamfara, Alhaji Bala.

Ai tha se fshatrat Gora, Madomava dhe Djambuzu janë sulmuar dhe janë rrëmbyer rreth 67 gra dhe 38 burra, raporton Reuters. Ai paralajmëroi se ekziston mundësia që numri i personave të rrëmbyer të jetë më i madh.

Bandat lokale shpesh rrëmbejnë banorët e Zamfara dhe ngrenë kampe në pyllin aty pranë, të cilin ushtria nigeriane e ka bombarduar disa herë.

“Rrëmbimet shkelin marrëveshjen e paqes mes nesh dhe banditëve. Në shkurt të këtij viti kemi bërë disa pagesa që të mos na sulmojnë territorin”, tha kryeplaku i Madomave.

Rrëmbimi është bërë i zakonshëm në Nigerinë veriperëndimore, ku bandat e armatosura rrëmbejnë njerëz nga fshatrat, autostradat dhe shkollat ​​dhe më pas kërkojnë një shpërblim.

Rrëmbimet masive filluan pasi grupi xhihadist Boko Haram rrëmbeu 200 nxënës shkollash një dekadë më parë, pas së cilës kjo praktikë u adoptua nga bandat e armatosura, ideologjia e të cilave nuk dihet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat