Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:56
QKUK

6 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se janë shëruar 5 persona.

Ndërsa, nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat