4 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 8 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
06 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.
Në total numri i rasteve aktive është 318.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU