12 gra shtatzëna po trajtohen për Covid-19

Aktuale

12 gra shtatzëna po trajtohen për Covid-19

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:34
Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 12 gra shtatzëna janë duke u trajtuar nga Covid-19 në Klinikën e Gjinekologjisë.

Në tërësi nga Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 212 pacientë.

Me oksigjeno-terapi janë 144  pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Covid- 19: Në QKUK dhe spitale po trajtohen 212 pacientë

212 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 144  pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 71  pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë,7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë 

Spitali i Prizrenit,17  pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat