Aktualisht në vend janë 812 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina ka 193 raste aktive, pra ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19.
E pasuar nga Ferizaj dhe Gjilani me 64 raste, Prizreni me 54, Peja me 47, Suhareka me 38 dhe komuna tjera me dhjetëra raste aktive me COVID-19.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për një rast të vdekjes dhe 37 raste të reja me COVID-19