Për tre muaj, Trusti humb 60.5 milionë euro

Aktuale

Për tre muaj, Trusti humb 60.5 milionë euro

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka filluar ta ndjejë krizën e tregjeve ndërkombëtare financiare pas luftës në Ukrainë, duke humbur miliona euro në investimet e tij jashtë vendit.

Gjithsej 60 milionë euro është shuma që Trusti ka humbur në periudhën janar-mars 2022.

Kështu thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Sipas një arsyetimi të mëhershëm të zyrtarëve të Trustit, kjo po ndodh për shkakun se shumica e investimeve të Trustit janë të alokuara në tregjet e Evropës dhe ato të SHBA-ve, tregje këto që janë ndikuar nga vënia e sanksioneve nga të gjitha vendet ndaj institucioneve financiare ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat