Deputeti gjerman kërkon diskutim të menjëhershëm për anëtarësim të Kosovës në KE

Aktuale

Deputeti gjerman kërkon diskutim të menjëhershëm për anëtarësim të Kosovës në KE

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:01
Knut Abraham

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të ndodhë më shpejt sesa që mund të pritet, nëse merren për bazë kërkesat e ligjvënësve evropianë, në këtë rast atyre gjermanë.

Është deputeti gjerman, Knut Abraham nga CDU,  i cili kërkon që aplikimi i Kosovës të jetë së më shpejtë në agjendën e Komitetit të Ministrave.

Ai i bërë  thirrje këtij Komiteti që përbëhet nga shtetet  anëtare të Këshillit të Evropës,  që shqyrtimi i aplikimit të Kosovës të jetë në rend dite në agjendën e takimit që do të mbahet në fund të kësaj jave, përkatësisht me 20 maj.

Abraham tha të hënën se është momenti që në mbledhjen e së premtes në Torino të Italisë, të diskutohet kjo çështje.

“Koha për të vepruar”, shkroi ai në Twitter.

“I bëj thirrje qeverisë italiane që tani ta vendosë në rend dite kërkesën e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino të premten”, shkroi Abraham.

“Momenti i duhur duhet të përdoret tani”.

Aplikimin e Kosoëvs për anëtarësim në Ke e kanë mbështetur dhe përkrahure dhe ambasadorët e  Gjermanisë e Francës në Kosovë.

Të enjten, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat