Ambasadori Zemaj pritet nga ambasadori grek në NATO

Aktuale

Ambasadori Zemaj pritet nga ambasadori grek në NATO

Nga: P.R Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:14
Astrit Zemaj ka takuar ambasadorin grek në NATO, Spiros Lambridis.

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Ambasadori Astrit Zemaj gjatë ditës së sotme ka takuar ambasadorin grek në NATO, Spiros Lambridis.

“Një takim i frytshëm pune në Misionin e Përhershëm të Greqisë 🇬🇷 në #NATO, me Ambasadorin, Spiros Lambridis. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, si dhe për kontributin e forcave greke në kuadër të KFOR-it/NATO-s në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Zemaj,

“Thellimi i marrëdhënieve tona dhe avancimi i bashkëpunimit, janë kontribut kyq për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe përtej”, shkruan Astrit Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat