Daniel Serwer i bën pyetje Albin Kurtit: Çfarë do t’i japësh Serbisë? Kështu përgjigjet kryeministri

Aktuale

Daniel Serwer i bën pyetje Albin Kurtit: Çfarë do t’i japësh Serbisë? Kështu përgjigjet kryeministri

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:34
Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer

Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer e ka pyetur Kurtin në Këshillin e Atlantikut se çfarë është në i gatshëm t’i japë Serbisë në dialog.

Kurti tha se ngecjet në dialog janë për faj të Serbisë dhe se ai detyrohet të paguajë miliona që të mbajë me rrymë serbët në veri dhe se marrëveshja për targa nuk po arrihet si shkak i mosvullnetit të palës serbe.

Kurti shtoi se nuk mund t’i japë asgjë Serbisë dhe se kërkesat e Beogradit nuk janë ato të serbëve të Kosovës por janë si kompensim për humbjet e Sllobodan Millosheviqit.

“Sa i përket kësaj. E para, kjo do të binte në logjikën tranzakcionale tit-for-tat, jep diçka për të marrë diçka dhe dua që qytetarët të përfitojnë nga marrëveshja. Kur takoj zyrtarët e Beogradit ata ende vajtojnë humbjet e Serbisë si pasojë e Sllobodan Millosheviqit. Nuk supozohet që të kompensojë humbjet e Serbisë për të kaluarën e saj. Kjo ka të bëjë me diçka që ndodhë brenda shoqërisë serbe. Unë jam në Kosovë në mënyrë që t’i shërbejë kërkesave të qytetarë të Kosovës. Beogradi po vjen me kërkesa që nuk janë të serbëve të Kosovës por që janë si kompensim për humbjet e tyre 23 vjet më parë. Kjo nuk është shërbim ndaj qytetarëve por një ëndërr për “Serbi të Madhe” që mund të kthehet në tmerr për banorët e Ballkanit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat