Sot shënon 23 vjetori i masakrës në burgun e Dubravës.
Ishte viti 1999 kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë. Aty kishte filluar mizoria e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve shqiptarë, shkruan gazeta “Bota sot”.
Në një video të publikuar shihet tmerri dhe pasqyrimi i qartë i pamjeve të kësaj masakre.
Tmerruese është se të burgosurit që ishin aty, shihen të vrarë në oborrin e burgut.
Në këtë video, pjesë nga një libër mund të dëgjoni edhe rrëfime e përjetime nga të mbijetuarit e masakrës.
“Hijet e thyera” është libri i shkruar nga autori Rasim Selmanaj, i cili është një nga të mbijetuarit e kësaj masakre.