​Nagavci mori pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2022

Aktuale

​Nagavci mori pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2022

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:31
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2022 në Londër me temën “Arsimi: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, më të fortë, më të guximshme dhe më të mirë”.

Në këtë forum, pjesë e të cilit janë edhe ministra të arsimit nga shumë vende të botës dhe ekspertë të arsimit, synohet thellimi i bashkëpunimit në mënyrë që bashkërisht të adresohen çështje dhe sfida dhe me anë të bashkëpunimit të gjenden zgjidhje, ka shkruar Nagavci në Facebook. 

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës me përkushtim po punon për ngritjen e performancës në arsim dhe se Forumi Botëror i Edukimit është njëra nga mundësitë më të mira për shkëmbimin e përvojave të sistemeve të tjera arsimore. 

Nagavci ka falënderuar Qeverinë britanike dhe ambasadorin në Kosovë, Nicholas Abbot për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat